Trembëdhjetë vjet nga gjenocidi në Srebrenicë

Sarajevë, 11 korrik (MIA) - Me vendim të Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, dita e sotme  11 korriku, kur bëhen 13 vjet nga masakra në Srebrenicë, është shpallur ditë zie.

Në cermoninë me rastin e kësaj tragjedie pritet të marrin pjesë disa dhjetëra mijëra njerëz, gjatë së cilës do të varrosen dhe identifikohen eshtrat e 307 personave në Qendrën memoriale në Potoçari, në afërsi të Srebrenicës. Deri tani 2.900 viktima nga masakra në Srebrenicë, të cilëve u është kryer autopsia nga dhjetëra varreza masive dhe të identifikuar sipas testeve ADN, janë varrosur në Potoçari.

Reth 1.500 policë do të sistemohen nëpër rrugët drejt qytetit dhe në rrethinën e Qendrës memoriale, me qëllim që ta parandalojnë çdo dhunë eventuale në rajon, ku jetojnë një numër i madh i serbëve, bëri të ditur policia vendore.

Druajtjet për incidente të mundshme janë rritur pas deklaratës së paradokohshme të politikanëve serbë të Bosnjës, të cilët thonin se "arsyetimi i Naser Oriq mund të ketë pasoja në BeH, sepse më 11 korrik do t'u jepet respekt viktimave myslimanë, ndërsa në ditët në vijim të serbëve".

"Kjo është ditë e përkujtimit dhe paqes. Shpresoj se ceremonia do të kalojë qetë, si dhe vitet e kaluara", theksoi komandanti i policisë evropiane në Bosnjë, Vinçenco Kopola.

Tribunali i Hagës ngjarjet në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë i karakterizoi si gjenocid, që u dha rast liderëve myslimanë boshnjakë të kërkojnë status special për Srebrenicën dhe largimin e saj nga përbërja e Republikës Serbe në Bosnjë.

Përgjegjësit për masakrën në Srebrenicë, ish-liderët e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq janë në arrati, pasi që Gjykata e Hagës i akuzoi për gjenocid në vitin 1995.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail