Të burgosurit në burgun turk Burhanie kanë rrëmbyer pesë roje

Stanboll, 29 shtator (MIA) - Të burgosur në rajonin Balkesir, në Turqinë veriperndimore, të cilët protestuan kundër kushteve të këqija në burg, sot morën peng pesë roje burgu.

Aksioni i të burgosurve është kryer në ditën e fundit të agjërimit para festës së madhe myslimane Fitër Bajramit.

"Në njërin nga sektorët e burgut në Burhanie për momentin ka shpërthyer zjarr", deklaroi guvernatopri i rajonit, Saljahatin Hatipoglu, duke shtuar se autoritetet lokale po përpiqen ta shuajnë zjarrin.

Ai pohoi se të burgosurit protestojnë kundër kushteve të këqija në disa nga qelitë e përbashkëta të burgut dhe kërkojnë amnisti. Tani për tani nuk dihet sa nga gjithsej 258 të burgosur e mbështesin protestën.

"Autoritetet po tentojnë të vendosin dialog me të burgosurit të cilët protestojnë", theksoi Hatipoglu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail