Në Berovë hapet shtëpia e parë grupore për fëmijë pa përkujdesje prindërore

Berovë, 20 nëntor (MIA) - Pesë fëmijë pa përkujdesje prindërore të moshës prej pesë deri 12 vjeç prej sot janë vendosur në shtëpinë e parë grupore në Berovë, që e hapën ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami dhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Sheldon Jet.

Shtëpia grupore është rrethim familjar i vendosur në bashkësinë për fëmijë, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi, përkohësisht ose në një afat më të gjatë të sigurojnë përkujdesje për ta.

Ministri Bajrami paralajmëroi se këtë vit do të hapet edhe një shtëpi e tillë në Kavadar, ndërsa në vitin e ardhshëm edhe në disa qytete tjera në vend.

"Me hapjen e kësaj shtëpie fillojmë me procesin e deinstitucionalizimit", deklaroi ministri i Punës dhe Politkës Sociale.

Qëllimi i shtëpisë grupore, siç tha, është promovimi i mbrojtjes në interes më të mirë të fëmijëve nëpërmjet sigurimit të cilësisë më të mirë të jetesës dhe zhvillim personal.

Përfaqësuesi i UNICEF-it Jet, theksoi se format e tilla alternative të përkujdesjes së fëmijëve janë të nevojshme, por që gjithashtu duhet të punohet në përforëcimin e serviseve dhe familjeve biologjike t'u jepet prioritet më i madh.

"Transferimi i fëmijëve nga institucionet në familje duhet të bëhet me kujdes", paralajmëroi ai. Sipas Jetit, duhet të vendoset sistem i monitorimit të cilësisë së shërbimeve sociale dhe të sigurohet trajnim profesional dhe këshillim.

Shtëpia në të cilën është vendosur ajo, ndodhet në qendër të Berovës dhe është në pronësi të Qendrës për punës sociale, ndërsa kompletisht është renovuar nga ana e UNICEF-it në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë.

Pesë fëmijët janë prej dy familjeve nga rrethina e Berovës edhe për ta në këtë shtëpi grupore do të përkujdesen persona profesionistë, pedagogë, psikologë dhe punëtorë social, të cilët për ta do të jenë në dispozicion gjatë tërë ditës. Ky ekip profesionistësh do t'i ndërmerr të gjitha punët shtëpiake, hekurosje, mirëmbajtje e pajisjes, si dhe të përkujdesja për edukim dhe zhvillim të fëmijëve. Personeli do të kujdeset që ata të shkojnë në kosht dhe shkollë, ja marrin përkujdesjen shëndetësore, por edhe për përfshirjen e fëmijëve në aktivitete normale familjare lidhur me jetën shtëpiake, gjegjësisht me obligimet shtëpiake siç janë blerja, vizita e miqve etj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail