"Koha ditore" gazeta më e lexuar, RTV 21 televizioni më i shikuar në Kosovë

Prishtinë, 2 korrik (MIA) - Gazeta "Koha Ditore" është më e lexuara në Kosovë, ndërsa qytetarët  kosovarë më së shumti e shikojnë Televizionin privat 21, tregojnë hulumtimet e Grupit të mediave elektronike në Kosovë, të realizuar me mbështetjen e organizatës amerikane Ajreks.

Hulumtimi, i realizuar në 1.050 të anketuar, ka treguar se në maj dhe në qershor mes gazetave edhe më tej më e lexuara është "Koha ditore", për të cilën janë përcaktuar 20,70 për qind nga të anketuarit.

Pas saj vijnë gazetat, "Kosova sot", "Zëri", "Lajm", "Bota sot", "Infopres" dhe "Epoka e re".

Midis tre televizioneve më i shikuari është RTV 21 me 31 për qind nga votat e të anketuarve, ndërsa pastaj vijojnë Servisi publik RTK me 25,64 për qind dhe Televizioni privat Kohavizion me 22,57 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail