Kosova dhe Maldivet vendosin marrëdhënie diplomatike

Londër, 16 prill (MIA) - Në mjediset  e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër është nënshkruar marrëveshja mbi marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ishujve Maldive.

Dokumenti zyrtar u firmos nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër Muhamet Hamiti dhe nga Komisionerja e lartë e Republikës së Ishujve Maldive  Farahanaz Faizal. "Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maldivet, të udhëhequr nga parimet e mbështetura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të datës 18 prill 1961, dhe duke lakmuar për të zhvilluar dhe forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe reciprokisht bashkëpunim të përfitimit të dy shteteve, kanë vendosur për të krijuar marrëdhënie diplomatike në nivel Ambasadorial, që nga data e nënshkrimit të Përbashkët ne këtë komunikatë", thuhet në dokumentin zyrtar që u nënshkrua më 15 prill në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër midis Ambasadorit të Republikës së Kosovës  Muhamet Hamiti dhe Komisioneres së lartë të Republikës së Maldivet,  Farahanaz Faizal.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje Komisionerja e Lartë e Republikës së Maldivet konfirmoi dëshirën e popullit të saj për t'u gjendur pranë miqve të Kosovës, edhe në këto ditë të rrëndësishme për njohjen e mëtejshme dhe zhvillimin e shtetit më të ri në botë. Fjalët e saj ishin fjalë miqësore dhe optimizmi. Edhe zoti Hamiti theksoi se ishte kënaqësi të nënshkruhej kjo marrëveshje e rëndësishme. "Kosova po përforcon marrëdheniet dypaleshe me shumë vende dhe këtë e vërteton marrëveshja e sotme", theksoi Hamiti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail