Berisha publikon emrat e kabinetit qeveritar

Tiranë, 10 shtator (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi dje një konferencë për shtyp, ku publikoi emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, të cilët do t’i propozohen për dekretim, presidentit Bamir Topi.

“Siç jeni në dijeni, për herë të parë në historinë e këtij vendi, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, që në pesë ditët e para, vendi kishte qeveri. Por që nga ajo periudhë e deri tani, me të drejtë ju prisni dhe qytetarët shqiptarë presin emrat e ministrave të qeverisë së re. Pas konstituimit të parlamentit, zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit, sot i dërguam Presidentit të Republikës propozimin e forcave politike për kryeministër. Presidenti e dekretoi atë në orët e para të pasdites dhe unë jam sot këtu, para jush, për t’ju njohur me ministrat që do t’i propozohen presidentit të Republikës nesër”, u shpreh Berisha para se të zbulonte emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme - Ilir Meta

Ministër i Drejtësisë- Bujar Nishani

Ministër i Financave- Ridvan Bode

Ministër i Brendshëm- Lulëzim Basha

Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit- Genc Ruli

Ministër i Mbrojtjes- Arben Imami

Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës- Dritan Prifti

Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit- Sokol Olldashi

Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Myqerem Tafaj

Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta- Spiro Ksera

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve- Ferdinand Xhaferri

Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave- Fatmir Mediu

Ministër i Shëndetësisë- Petrit Vasili

Ministër Shteti për reformat dhe marrëdhëniet me parlamentin- Genc Pollo

Ministre e Integrimit- Majlinda Bregu

“Dua të theksoj se jam përpjekur të bëj përzgjedhjen më të mirë. Por kur e ke të vështirë, ashtu siç e kisha unë, për shkak të personaliteteve të shumta që kanë hyrë këtë vit në parlament, nuk mund të them se kam arritur të përsosurën. Por jam i bindur se kjo qeveri e integrimit evropian, do të japë kontributin e saj për një Shqipëri evropiane, në përputhje me zotimin tonë”, shtoi kryeministri shqiptar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail