Koha Ditore: Nënshkrimi i protokollit EULEX-Serbi çështje orësh

Prishtinë, 11 shtator (MIA) -Marrëveshja me Prishtinën për t’i dhënë dritën e gjelbër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi është çështje orësh dhe jo ditësh, bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, duke iu referuar deklaratës së një zyrtari të lartë evropian.

Burime të kësaj gazete kanë bërë të ditur se konsultimet mes presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Pieter Feith, janë afër përfundimit, me pajtimin që Prishtina zyrtare të tërheqë kundërshtimin për protokollin.

Takimet mes liderëve kosovarë dhe diplomatëve evropianë, gjithnjë sipas kësaj gazete, janë mbajtur vazhdimisht, ndërkaq fundi i kësaj jave pritet që të përmbyllë debatin rreth protokollit, me pranimin e tij.

Zyrtari i lartë i BE-së ka bërë të ditur se, bashkësia ndërkombëtare do të japë siguri të mjaftueshme se protokolli nuk do të cenojë sovranitetin e Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail