Shqipëria dhe Kosova nënshkruan gjashtë marrëveshje

Prihstinë, 6 tetor (MIA) - Delegacioni i Shqipërisë në krye me kryeministrin, Sali Berisha nisi sot një vizitën dyditshe në Kosovë me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi. Ne prani të dy kryeministrave, delegacionet e të dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruan 6 marrëveshje.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me Lëvizjen e lirë të qytetarëve, rreth qarkullimit në zonat kufitare, për fushën e doganave, për bashkëpunimin policor ndërkufitar, për ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm dhe një marrëveshje për bashkëpunimin e administratës lokale.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të cilat synim të përbashkët kanë integrimin në Bashkimin Evropian, tha kryeministri Sali Berisha. Shqiptarët janë një komb dhe nuk mund të ketë dy kombe shqiptare. Por, tha ai, ideali kombëtar i shqiptarëve duhet të jetë ideali evropian. "Nuk mund të kemi të ardhme më të mirë se integrimi në Evropë", theksoi Berisha.

Duke vlerësuar periudhën pas shpalljes së pavarësisë, Berisha tha se në 20 muaj të funksionimit si shtet, Kosova ka shënuar arritje të mëdha, kombëtare dhe ndërkombëtare.

"Ajo që më impresionon më së shumti është se luftëtarët e lirisë po i ndërtojnë me përkushtim të madh vlerat për të cilat ata luftuan" tha Bershia. 

Ai tha se Kosova ka një ekonomi të vogël, por dinamike, e cila i rezistoi furtunës së përgjithshme financiare. Kosova dhe Shqipëria, tha Berisha, për një kohë të gjatë kanë qenë të ndara me kufij me gjemba e pengesa tjera. Kurse tash, të dyja shtetet duhet të punojnë për sanimin e këtyre pengesave shekullore, marrë parasysh edhe ambiciet e të dyja shteteve për integrime euroatlantike.

"Sot, ideali kombëtar i shqiptarëve është ideali evropian. Po, sepse ne aty kemi përcaktuar të ardhmen tonë më të shkëlqyer dhe nuk dimë ndonjë të ardhme më të ndritur për ne, sesa integrimi në Evropë. Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme. Eshtë në interesin jetik të çdo shqiptari konsolidimi i pavarësisë së Kosovës". Berisha theksoi se këto nuk janë vende të huaja për njëri tjetrin.

"Nuk janë vende të huaja këto. Janë vende vëllezër. Shumë vende e cilësojnë dhe e vlerësojnë njëri tjetrin si vëllezër, por në botë dy vende që të kenë më të drejtë për këtë se Shqipëria dhe Kosova, nuk ka", theksoi Berisha gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin Thaçi.

Nga ana e tij kreu i qeverisë së Kosovës, vlerësoi lart figurën e Kryeministrit Berisha, duke thënë se ai është realizuesi i ëndrrës së shqiptarëve, jetësues i integrimit të Shqipërisë në NATO.

"Kryeministri Berisha është arkitekt i ndryshimeve në Shqipëri, realizues i ëndrrës së shqiptarëve, i ndërtimit të autostradës Durrës Morinë, jetësues i integrimit të Shqipërisë në NATO dhe kontribuues i madh për pavarësinë e Kosovës", theksoi Thaçi.

Kryeministri i Kosovës tha se askush në rajon nuk duhet t'i frikësohet bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.

"Shqiptarët jetojnë në shumë shtete, por ne jemi një komb. Vendet në rajon, Kosovën dhe Shqipërinë i kanë dy vende mike, dy vende të partneritetit, të bashkëpunimit, të paqes, të stabilitetit, të angazhimeve integruese edhe rajonale, por edhe euroatlantike", tha Thaçi.

Thaçi paralajmëroi se nisja e punimeve në autostradën Morinë Prizren Prishtinë tashmë është çështje ditësh. "Kam kënaqësinë të ju informoj se edhe ne po numërojmë ditët të fillojmë me realizimin e projektit për ndërtimin e autostradës Morinë Prizren Prishtinë", deklaroi Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail