Në Rumani mbyllet një hotel pasi 40 studentë janë infektuar me gripin e ri A

Bukuresht, 2 nëntor (MIA) - Një hotel në qendrën malore rumune Sinaja është mbyllur pasi 40 studentë rumunë dhe të huaj të drejtësisë janë infektuar nga gripi i ri A (H1N1). Studentët kanë qenë pjesëmarrës në një konferencë ndërkombëtare.

Ministria rumune e Shëndetësisë njoftoi se 40 persona janë pranuar në Spitalin infektiv me simptoma të gripit të ri - nga forma e thjeshtë e deri tek ajo më e rëndë.

Virusi është përhapur nga një turiste portugeze e cila nuk ka dashur të hospitalizohet dy ditë pasi i është konfirmuar se është infektuar me virusin.

Të infektuarit kanë qenë pjesë e 260 studentëve nga 31 shtete evropiane, të cilët kanë qenë në konferencë një javë në Sinaja, në qindra kilometra në veri të Bukureshtit. Nga komuna njoftuan se do të dezinfektohen të gjitha vendet ku kanë qenë për vizitë studentët. Autoritetet po tentojnë t'i identifikojnë njerëzit të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail