Karaxhiqi paralajmëroi se do të paraqitet në gjykimin para Tribunalit të Hagës

Hagë, 3 nëntor (MIA) - Ish-lideri i serbëve boshnjakë, Radovan Karaxhiq paralajmëroi se sot do të paraqitet në gjykimin para Tribunalit të Hagës.

I akuzuari për gjenocid dhe krime lufte bojkoton procesin gjyqësor nga fillimi i javës së kaluar, duke u arsyetuar se i nevojitet më shumë kohë që ta përgatisë mbrojtjen e vet.

Sipas paralajmërimeve, në gjykimin e sotëm do të shqyrtohen mënyrat për gjetjen e zgjidhjes për situatën parrugëdalje.

Njëri nga këshilltarët e Karaxhiqit, Marko Slladojeviq të hënën tha se ai do të paraqitet në gjykatë për shkak se dëshiron të ndihmojë për gjetjen e zgjidhjes për problemin.

Karaxhiqi hodhi poshtë të gjitha aktakuzat kundër tij, duke përfshirë edhe të dyja aktakuzat për gjenocid për vrasje të tetë mijë burrave muslimanë nga Srebrenica.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail