Edhe një rast i vdekjes nga gripi A në Bullgari

Varnë, 9 nëntor (MIA) - Një djalosh 15 vjeçar, i cili është mjekuar  në spitalin e Varnës nga gripi i ri A(H1N1) vdiç mbrëmë, theksoi drejtori i Qendrës Rajonale për Shëndetësi, mjeku Veselin Ballkanski.

Sipas tij, fëmija vdiç nga sindromi distres, si pasojë e gripit. Do të kryhet edhe analiza, e cila do të dërgohet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tek fëmija është diagnostifikuar prezenca e virusit H1N1 dhe së pari është mjekuar në kushte shtëpiake. Nga 26 tetori është dërguar në spital në Varnë dhe ka filluar mjekim me "Tamiflu".

Javën e kaluar, tek fëmija është përmirësuar puna e mushkërive, por ishin dëmtuar seriozisht veshkët dhe mëlçia e zezë. Sipas të gjitha gjasave, shkaku i vdekjes është gripi i ri A.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail