Konfirmohen dy raste të reja të gripit të ri në Kosovë

Prishtinë, 10 nëntor (MIA) -  Konfirmohen edhe dy raste të reja të gripit të ri në Kosovë, të cilat po trajtohen në Klinikën infektive. Rastet janë konfirmuar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, nga pesë mostra të marra dje, prej të cilave dy kanë rezultuar pozitive, dy negative dhe një mostër është dërguar në ritestim.

Në një takim gjithëpërfshirës të Institutit të Shëndetit publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, kryeinspektori për monitorimin e pandemisë së gripit, Isuf Dedushaj tha se priten edhe raste të reja të gripit deri në fund të muajit janar. Ai bëri të ditur se janë trajnuar 350 mjekë dhe infermierë për t'u përballur me pacientët me grip. Dedushaj tha se pacienti i cili dje kishte gjendjen e rëndë sot është me gjendje më të mirë shëndetësore.

"Sot kemi dy raste të reja të verifikuara të gripit të ri, bëhet fjalë për një person i cili ka qenë në Lubjanë, që është kthyer ditë më parë, kurse rasti tjetër është vendorë. Prej shpërthimit të epidemisë, kur gripi ka marrë karakter pandemik, në shkallë vendi janë regjistruar 11 raste të verifikuara do të thotë i kemi tri raste të reja që janë raportuar nga vendbanimet serbe, pa i llogaritur edhe 8 rastet që i kanë raportuar serbët e Mitrovicës", ka thënë Dedushaj.

Sipas tij kjo sëmundje mund të merr karakter masiv dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm më Ministrinë e Arsimit, si dhe të gjithë qytetarët e vendit.

"Ministria e Shëndetësisë është në përpjekje që deri në fund të këtij muaji të sigurojë rreth 450 mijë doza të vaksinës kundër gripit të derrit", ka thënë ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi.

Ndërsa, Skënder Syla, drejtor i OBSH-së për Kosovë, tha se shtetet e zhvilluara janë të gatshme të ndihmojnë në këtë drejtim.

Ndërsa infektologu Sali Ahmeti, ka informuar rreth gjendjes së pacientëve që po trajtohen në Kliniken Infektive në Prishtinë.

"Këto ditë kemi të shtrimë dy pacient në klinikë që jemi duke i trajtuar me tamiflu. Vlen të cekët se njëri prej pacientëve, i cili ka qenë në gjendje të rendë shëndetësore, për shkak të problemeve paraprake që ka pasë me vite më mushkëri, falë punës se infektologëve fatbardhësisht pacienti është më mirë dhe është shumë shpresëdhënëse se ai do të nxirret nga një situate shumë e vështirë që ka qenë", tha Ahmeti.

Ministri i arsimit Enver Hoxhaj tha se do të marrin të gjitha masat për parandalimin e gripit në institucionet shkollore.

"Republika e Kosovës ka 120 institucione shkollore, parashkollore dhe universitare dhe koncentrimi ditor në këto institucione është i madh. Rreth 500 mijë të rinj brenda një dite vijojnë mësimet në këto institucione, andaj si qeveri do ti marrim të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e këtij virusi", theksoi Hoxhaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail