Katër raste të reja të vdekjes nga gripi i ri në Turqi

Ankara, 11 nëntor (MIA) - Me katër rastet e reja të vdekjes, prej të cilëve tre fëmijë, numri i viktimave nga gripi i ri në Turqi për më pak se një muaj, u rrit në 40, kumtuan sot persona zyrtarë turq.

Dy fëmijë të moshës prej pesë dhe 13 vjeçarë, një foshnjë më e vogël se një vejçare janë viktimat më te reja të gripit të ri, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se 145 njerëz të infektuar me virusin H1N1 janë hospitalizuar, prej të cilëve 33 janë në shërim intensiv.

Prej 40 rasteve të vdekjes, 16 janë të moshës prej 25-44 vjeçarë, nëntë në grupin prej pesë deri 14 vjeçarë, gjashtë janë më të rinj se katër vjeçarë, katër të moshës 45-65 vejçarë, tre më të vjetër se 65 vjeçarë, ndërsa dy janë të grupit prej 15 deri 24 vjeçarë. Rasti i parë i vdekjes nga gripi i ri në Turqi u regjistrua më 24 tetor. Vaksinimi masiv i fëmijëve, të cilët shkojnë në shkollë do të fillojë nga fundi i nëntorit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail