Tensione të reja në marrëdhëniet turko-izraelite para vizitës së Ehud Barakut në Ankara

Ankara, 12 janar (MIA) - Në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë është shënuar rritje e tensioneve në prag të vizitës së ministrit izraelit të Mbrojtjes, Ehud Barak në Ankara, e cila ka për qëllim të kontribuojë për ripërtërirje të klimës së besimit në marrëdhëniet bilaterale një vit pas ofensivës izraelite në Rripin e Gazës.

Gjatë vizitës njëditëshe në Ankara, të dielën Ehud Barak duhet të takohet me ministrin turk të Mbrojtjes Vexhdi Gjonul, me presidentin Abdulla Gjyl, me minsitrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu dhe me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralin Yllker Bashbug.

Tensioni i ri në marrëdhëniet u paraqit, pasi dje kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e akuzoi Izraelin se po i kanoset paqes në rajon dhe përdorë forcë joproporcionale kundër Iranit.

Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të kryejë presion esencial ndaj Izraelit për armë bërthamore, siç kryen ndaj Iranit.

Përveç deklaratës së Erdoganit, për rritje të tensioneve kontribuoi edhe seriali, i cili emetohet në televizionin turk, ndërsa e cila ishte arsye që Izraeli ta thirrë ambasadorin turk, për shpjegim për filmin. Seriali "Lugina e ujqve" është rasti i dytë i cili gjatë muajve të kaluar i rriti tensionet, pasi në të shfaqet se si ushtarë izraelitë vrasin fëmijë palestinez. Sipas Izraelit, ky serial përmban mesazhe antiizraelite.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail