Rexhep Taip Erdogan: Nuk do të takohem me Ehud Barakun

Ankara, 13 janar (MIA) - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se nuk do të takohet me zëvendëskryeministrin izraelit dhe ministër i Mbrojtjes, Ehud Barak, gjatë vizitës së tij të ardhshme në Turqi, për shkak të incidentin në Tel Aviv, kur ambasadori turk, Oguz Çelikol ishte ulur në një karrikë më të ulët, gjatë takimit me zëvendësshefin e diplomacisë izraelite, Dani Ajalon.

"Izraeli do ta marrë atë që e meriton, për raportin e keq ndaj Turqisë", theksoi Erdogan, duke cekur se incidenti me ambasadorin nuk mun të llogaritet si "gjest i bërë nga partia ekstremiste".

Sipas tij, Turqia nuk mund të tolerojë sjellje të tillë. "Nëse Qeveria izraelite ka raport të tillë, atëherë edhe ne do të kthejmë në mënyrë të njëjtë", tha Erdogan.

Gazeta turke "Vatan" pohon se raporti ndaj përfaqësuesit diplomatik të Turqisë në Tel Aviv është rezultat i rekomandimit të ministrit izraelit të Punëve të Jashtme dhe lider i partisë ekstremiste djathtiste, Izraeli është shtëpia ynë, Avigdor Liberman, për të nënshtruarit e tij, "ta poshtërojnë ambasadorin e Turqisë".

Krahas asaj që ishte ulur në karrigë më të ulët, ambasadori Çelikol paraprakisht ishte lënë të presë në korridor, ndërkaq kur zëvendësministri Ajalon ka arritur, as që është përshëndetur me të", thekson gazeta.

Revoltën turke edhe më tepër e nxiti deklarata e Ajalonit pas takimit me Çelikolin, dhënë para gazetarëve në gjuhën ivrite: "Siç po shihni , ai është i ulur më poshtë se ne. ne jemi më lartë dhe këtu është vendosur vetëm flamuri izraelit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail