Kërkimi i faljes së MPJ-së izraelite ndaj Turqisë është përgjigje të cilën e prisnim, deklaroi kryeministri turk

Ankara, 14 janar (MIA) - Kërkimi i faljes nga Ministria e Punëve të Jashtme izraelite ndaj Turqisë është ajo përgjigje të cilën e prisnim, deklaroi kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në aeroportin e Ankarasë pas kthimit nga Moska.

"Kuptova për notën e MPJ-së izraelite në aeroplan. Nga pikëvështrimi i protokollit diplomatik ne e morën atë përgjigje, që e dëshironim", tha kryeministri turk.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e shpërndau tekstin e vet notës të Ministrisë izraelite. Në të kërkohet falje për ambasadorin e Turqisë në Izrael, Iguz Çelikoll dhe popullin turk.

"Nuk kisha asnjë qëllim në çfarëdo mënyre t'ju ofendojë", thuhet në deklaratën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Dani Ajallon. Ai gjithashtu shprehu besimin se pavarësisht nga dallimet thelbësore për çështje të ndryshme, ato duhet të zgjidhen dhe të shyrtohen përmes kanaleve diplomatike në bazë të respketit të ndërsjellë dhe hapjes së marrëdhënieve mes dy qeverive dhe dy shteteve.

Zëvendësministri izraelit i Punëve të Jashtme, Sani Ajallon të hënën i ka bërë thirrje ambasadorit turk që të shfaq reagime për shkak të serialit "Lugina e Ujqve", i cili sipas Tel Avivit përmban antisemizëm.

Ambasadori ka qenë i detyruar të ulet në karrike më të ulët nga ajo e nikoqirit të tij, kurse para takimit ata nuk janë përshëndetur për dore, që është vërejtur nga fotoreporterët dhe kameramanët. Më vonë përfaqësuesi izraelit deklaroi se ofendimi është bërë me qëllim.

Dje presidenti Abdulla Gjyl deklaroi se Turqia do ta tërheq ambasadorin nga Izraeli nëse nuk gjendet zgjidhje për krizën diplomatike mes dy vendeve deri të mërkurën në mbrëmje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail