Mehmet Ali Agxha, i cili tentoi ta vrasë Papa Xhon Palin e Dytë, u lirua nga burgu

Ankara, 18 janar (MIA) - Mehmet Ali Agxha, i cili në vitin 1981 tentoi ta vrasë Papa Xhon Palin e Dytë, u lirua sot nga burgu në Ankara, ku vuajti dënimin për vrasjen e gazetarit turk Abdi Ipekçi.

Agxha, i cili kaloi mbi 29 vite në burg, do t'i nënshtrohet kontrollit të ri mjekësor në Spitalin ushtarak, për shkak të përgatitjes së raportit mjekësor për aftësinë e tij për shërbim ushtarak.

Në vitin 2006, Agxha, tani 52-vjeçar, ishte shpallur nga spitali ushtarak në Stamboll si "i paaftë" për shërbim ushtarak, për shkak të "devijimit të madh antisocial të personalitetit".

Ministria e Mbrojtjes pohon se nuk e ka legalizuar këtë dokument.

Në deklaratën, të kumtuar sot nga avokati i tij, i vetëshpalluri "Mesia i dytë" Agxha e paralajmëroi fundin e botës.

"E paralajmëroj fundin e botës. E tërë bota do të shkatërrohet në këtë shekull. Çdo qenie njerëzore do të vdesë në këtë shekull. Unë jam Krishti i përjetshëm", porositi Agxha, përmes tekstit të cilin e kumtoi avokati para burgut Sinxhan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail