Presidenti Topi thërret nesër tryezën për zgjidhjen e krizës politike

Tiranë, 12 shkurt (MIA) - Tryeza politike, e thirrur nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për zgjidhjen e krizës të krijuar nga bojkoti parlamentar i PS-së do të zhvillohet nesër në mjediset e Presidencës.

Siç njofton ATSH, në këtë tryezë pritet të marrin pjesë drejtuesit e dy forcave kryesore politike në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njëkohësisht Kryeministër, dhe kryetari i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama. 

Tryeza do të mbahet në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike të krijuar nga bojkoti parlamentar i PS-së dhe në rekomandim të rezolutës për Shqipërinë të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Ajo u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë, të cilët u kanë bërë apel forcave politike të angazhohen për kapërcimin e krizës dhe të marrin parasysh gjithë pasojat që sjell ngërci politik për interesat kombëtare.

Në deklaratat e tyre i jepet mbështetje rolit të Presidentit Topi në bisedimet mes të dyja palëve, në interes të perspektivës evropiane të vendit.

Partia Socialiste ka bojkotuar punimet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit të vitit të kaluar, sipas një vendimi politik që kushtëzon pjesëmarrjen e 64 deputetëve socialistë në këtë institucion legjislativ me hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive në disa zona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail