Meta: Qeveria shqiptare i ka përmbushur detyrimet për vizat

Tiranë, 12 prill (MIA) -  - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, deklaroi sot, gjatë një konference të përbashkët shtypi në Tiranë me ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini, se qeveria shqiptare i ka përmbushur te gjitha detyrimet teknike në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. 

"Qeveria shqiptare gjatë këtyre tetë muajve të fundit, ka bërë një progres spektakolar në të katër blloqet dhe të gjitha detyrimet teknike për ne janë të përmbushura", u shpreh ministri Meta. 

Sipas Metës, liberalizimi i vizave nuk është thjesht mundësi për të shkuar jashtë, por është çështje dinjiteti njerëzor dhe Shqipëria e ka merituar liberalizimin për shkak të përmbushjes së kushteve.

"Liberalizimi i vizave për qytetarët tanë nuk është thjesht një mundësi për të shkuar jashtë sepse 1/3 e qytetarëve tanë sot ndodhen jashtë dhe qindra mijëra të tjerë kanë në pasportat e tyre viza Shengen, por kjo është një çështje dinjiteti njerëzor dhe ne besojmë se e meritojmë për shkak të kushteve që kemi realizuar", u shpreh ministri Meta.

Ai e vlerësoi kryediplomatin italian si "arkitekt të procesit dhe udhërrëfyesit të BE-së për liberalizimin e vizave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tyre në Europë". 

Meta tha se "ministri i Jashtëm i Italisë është një nga nxitësit dhe avokatët e fuqishëm të procesit të liberalizimit të vizave, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail