Fajon: Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe BeH-në deri në fund të vitit

Këln, 14 korrik 2010 (MIA) - Raportuesja speciale e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, Tanja Fajon, deklaroi se heqja e vizave për qytetarët e këtyre vendeve do të mund të pritet këtë vjeshtë, ndërsa sigurisht para fundit të vitit.

"Nëse plotësohen kushtet, mendoj se është reale ta presim këtë vendim nga fillimi i vjeshtës, ndërsa me siguri para fundit të vitit. Në BeH kjo duhet të ndodh pas zgjedhjeve dhe vështirë se kjo do të ndodh para nëntorit, konsideron Fajon.

Ajo në projekt-raportin e saj të fundit i përkujton të gjitha institucionet evropiane se gjatë miratimit të regjimit pa viza për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi janë obliguar që çështja për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe BeH-në të zgjidhet nën shenjën "urgjentisht".

Në pajtim me mendimin e Komisionit Evropian, por edhe të Parlamentit evropian, Fajon e fton Këshillin ministror të BE-së që të miratojë liberalizim vizash për Shqipërinë dhe BeH-në sa më shpejt që është e mundur, sapo të vërtetohet se vendet i plotësojnë kriteret për atë, respektivisht pasi që KE-ja, në fillim të shtatorit do të publikojë vlerësim përfundimtar të misioneve të veta eksperte.

Nga Tirana dhe Sarajeva është kërkuar t'i përshpejtojnë reformat në jurisprudencë dhe të investojnë orvatje në luftën kundër klrimit të organizuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail