Sejdiu: GJND nuk do të shprehet kundër vullnetit të qytetarëve

Prishtinë, 14 korrik 2010 (MIA) - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu është i bindur se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) nuk do të shprehet kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës për liri dhe shtet të pavarur.

Presidenti Sejdiu, duke mos dashur të paragjykojë se cila do të jetë formula e shprehjes së mendimit final të GJND-së, theksoi se argumentet e Kosovës janë të bazuara.

"Për ne është me rëndësi se Kosova është një realitet pozitiv, i ndërtuar me vullnetin e qytetarëve të saj dhe i dhënë në verdiktin e 17 shkurtit të 2008. Pra një realitet që nuk kthehet asnjëherë në vullnetin që dikush mund të ketë një vullnet të anti natyrshëm për të cenuar lirinë e dikujt. Ne do zhvillohemi dhe do të jetë një ecje e suksesshme, them rast i barabartë për gjithë qytetarët e saj", është shprehur Sejdiu.

Ndërsa, lidhur me deklaratën e djeshme të shefit të Misionit EULEX, Kermabon, se gjykatësit dhe prokurorët vendorë nuk do të kthehen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë më 15 korrik, Sejdiu tha se nuk do të ketë ndalje për vendosjen e institucioneve gjithandej Kosovës, sepse kjo është në interesin e të gjithëve.

"Unë them se EULEX i është i përkushtuar në këtë proces, por afatet kohore mund të jenë ndonjëherë pjesë e studimeve të momentit. Andaj unë duhet të besoj se nuk do të ketë ndalje. E rëndësishme është që kjo është një përputhje e përbashkët me gjithë qytetarët e vendit dhe unë sot kisha edhe disa mysafir në zyrën time që më shtruan këtë pyetje, apo këtë temë dhe them se është interes i gjithëve që të ketë sundim të ligjit", theksoi presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail