BBC: Bisedime BE-Beograd për rezolutën

Londër, 7 shtator 2010 (MIA) - Bashkimi Evropian ka vazhduar kontaktet e tij me Beogradin zyrtar, për harmonizimin e një teksti të një Rezolute të re për Kosovën, që do të mund të paraqitej gjatë javës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Një përpjekje e fundit e BE-së, për ndryshimin e Rezolutës serbe, pritet të ndërmerret sot, kur në Bruksel shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin EShton, do të takojë presidentin serb Boris Tadiq.

Kontaktet mes Brukselit dhe Beogradit zyrtar me qëllim të përafrimit të qëndrimeve rreth një dokumenti të përbashkët që do të mund të paraqitej në OKB, nga mesi i kësaj jave, u intensifikuan edhe më shumë gjatë ditës së djeshme, në prag të takimit të nivelit të lartë BE-Beograd.

Zyrtarë të BE-së i thanë BBC-së se kontaktet me Beogradin dhe Prishtinën, pas vendimit të GJND-së, janë shpeshtuar dhe në veçanti po punohet për të gjetur një zgjidhje për Rezolutën serbe të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme, qoftë përmes hartimit të një Rezolute të re, qoftë me ndryshimin e pjesëve të asaj që është dorëzuar në OKB.

Zyrtarët evropianë thonë se po bëhen përpjekje për të ndryshuar qasjen e Rezolutës serbe ndaj mendimit të GJND-së dhe posaçërisht thirrjen për bisedime për statusin e Kosovës, që për shumë vende anëtare të BE-së dhe SHBA-në është i përmbyllur.

Përpjekja e fundit për harmonizimin e qëndrimeve ndërmjet Burkselit dhe Beogradit pritet të bëhet sot, kur do të duhej të takoheshin baronesha Kethrin Eshton dhe presidenti serb Boris Tadiq.

Ky i fundit ka deklaruar se mund të arrihet një kompromis për rezolutës, megjtihëse thuhet se tash për tash qëndrimi serb për Kosovën nuk ka ndryshuar.

Autoritetet serbe thonë se nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe duan të hapin sërish bisedat për statusin e saj me qëllim të siç thuhet arritjes së një kompromisi.

Qëndrimi serb ndërkaq është parë më shumë si përpjekje e Beogradit zyrtar për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Serbisë, megjithëse vlerësohet se Brukseli ua ka bërë me dije autoriteteve serbe se përplasjet me BE-në do të mund ta ngadalësojnë këtë proces.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail