Lunaçek: Të ketë lehtësim vizash edhe për Kosovën

Prishtinë, 7 tetor 2010 (MIA) - Çështja e heqjes së vizave për Kosovën është çështja e radhës, me të cilën Parlamenti Evropian duhet të merret. Kështu, siç njoftojnë mediat kosovare, i ka thënë radios publike gjermane Deutschlandfunk raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

"Më 8 gusht të këtij viti Parlamenti Evropian përmes një rezolute lidhur me rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian e ka bërë të qartë se Komisioni Evropian duhet t'i japë Kosovës udhërrëfyesin për heqjen e vizave. Ky do të jetë hapi i parë drejt heqjes së vizave. Aktualisht Qeveria e Kosovës është duke bërë një regjistër civil me të cilin do të sqarohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me identitetin personal të banorëve të Kosovës. Gjithashtu qeveria e Kosovës është duke punuar në procesin teknik për fillimin dhënies së pasaportave biometrike. Është shumë e dhimbshme që kosovarët tani mbesin të vetmit në Evropë pa mundësi për të udhëtuar në Evropë", tha Lunaçek.

Ajo shtoi se personalisht është duke ushtruar një trysni të paparë në Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian në mënyrë që të bëhen hapa përparues në drejtim të heqjes së vizave edhe për Kosovën.

"Është e padrejtë që dy milionë njerëz, shumica e tyre të rinj, të ndihen të burgosur në shtetin e tyre, që është shteti më i ri në botë, derisa qytetarët e vendeve fqinje mund të lëvizin të lirë. Derisa të ndodhë heqja e vizave për Kosovën, duhet patjetër që të ketë lehtësim të regjimit të vizave, sidomos për studentët e Kosovës, ka thënë Lunacek. Në këtë drejtim duhet të bëjë më shumë Bashkimi Evropian, ndërsa kjo është kërkesë edhe e Parlamentit Evropian", tha raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail