Autoritet shqiptare e përshëndetën vendimin e Parlamentit Eveopian për liberalizimin e vizave

Tiranë, 7 tetor 2010 (MIA) - Një ditë krenarie dhe dinjiteti për shqiptarët. Kështu e përkufizoi kryeministri shqiptar Sali Berisha votën e Parlamentit Europian për heqjen e vizave me Shqipërinë.

Një vendim epokal, që sipas kryeministrit Berisha u bazua në meritën e reformave të qeverisë për të përmbushur kushtet e vëna dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Ky vendim është votëbesimi më i fuqishëm, më suprem i tempullit të demokracisë europiane ndaj suksesit të reformave të thella e të gjithanshme, të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Ky votëbesim historik u bë i mundur nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe shndërrimi i Shqipërisë në një ndër vendet më të sigurta në rajon e më gjërë. Ky vendim epokal u bë i mundur nga lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Vota e sotme u bë e mundur nga zgjedhjet e 28 qershorit, respektimi i plotë i të gjitha lirive politike dhe lirive të tjera në këtë vend", tha Berisha.

Duke përmendur reformat në fushën e dokumentave biometrike dhe për vendosjen e sistemeve të larta të sigurisë në pikat e  kalimit kufitar, kryeministri Berisha bëri falënderime të gjata jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për të gjithë institucionet europiane të perfshirë në vlerësimin e Shqipërisë për heqjen e vizave dhe garantoi vendet anëtare se Shqipëria do të bëjë gjithçka për të mos u krijuar shqetësim me azilkërkues, pas heqjes së vizave.

Vendimin e PE-së e përshëndeti edhe shefi i shtetit shqiptar Bamir Topi, duke e vlerësuar si historike, e cila "e hapi rrugën për lëvizje të lirë të qytetarëve shqiptarë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail