Pacolli kërkon nga Berisha qëndrim panshqiptar kundër Dik Martit

Prishtinë, 10 janar 2011 (MIA) - Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i propozoi kryeministrit shqiptar Sali berisha të caktojë "tryezë të rrumbullakët kombëtare të të gjitha partive politike" në të cilën do të merrej qëndrim për pohimet në raportin e Dik Martit dhe të kërkohet ndihmë financiare në mospërfilljen e shpifjeve të tij për tregti me organe njerëzore, për të cilën gjë akuzohet Hashim Thaçi dhe Ushtria çlirimtare e Kosovës.

Pacolli në letrën e djeshme dërguar Berishës thekson se Marti synon të njollosë kombin tonë me akuza të neveritshme për ndërgjegjen njerëzore siç është trafiku i organeve.

"Sot ai po synon të shndërrojë në dokument politik, në rezolutë të KE-së, një tekst plot akuza për kombin shqiptar dhe Perëndimin. Ky zotëri, me mbështetjen e Serbisë, për të cilën nuk e ka fshehur kurrë simpatinë, synon që Këshilli i Europës në një situatë paprecedent t’i japë urdhra Bashkimit Evropian për të provuar fajësinë tonë", theksohet në letrën e Pacollit deri tek kryeministri Berisha.

Pacolli potencoi se ai është kundër që Këshilli i Evropës të zbatojë hetimin. shk/hr/14:10



###

Server: Raporti i Martit i ka bërë dëm Thaçit

Prishtinë, 10 janar 2011 (MIA) - Daniel Server, nga Qendra për Studime Transatlantike, ka thënë se raporti i Dik Martit i ka bërë dëm Hashim Thaçit dhe Kosovës. Sipas tij, iniciativa për bashkim mbarëshqiptar është e papranueshme në Ballkan.

Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Server ka thënë se procesi zgjedhor në Kosovë është shumë i rëndësishëm, ngase është më rëndësi vitale të lihen qytetarët që më votat e tyre të vendosin nëse Thaçi apo dikush tjetër do të vazhdojë të përfaqësojë Kosovën.

“Vendimin për këtë nuk duhet ta sjellë Washingtoni apo Brukseli, por Kosova. Mirëpo, patjetër duhet të them se jam shumë i dëshpëruar me cilësinë e procesit zgjedhor”.

Server ka thënë se organet e drejtësisë duhet të hetojnë akuzat e raportit të Martyt. hr/13:49



###

Italia sjell në Kosovë mjuziklin "Madre Teresa"

Prishtinë, 10 janar 2011 (MIA) - Viti që e lamë pas padyshim që i ishte dedikuar shënimit të 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë. Por humanistja më e madhe shqiptare do të përkujtohet edhe një herë.

Skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës është përzgjedhur të jetë nikoqire e shfaqjes muzikore "Madre Teresa II Musical". Aktorët italianë Rosa Lemno, Michelle Pulicelli, Roberto Bertolrtti, Rossana Rossi, Barbara Sciorilli do të bëhen bashkë për të prezantuar për publikun kosovar rrëfimin për jetën dhe veprën e Nënës Terezë.

Jeton Neziraj, drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka konfirmuar për të përditshmen "KohaDitore" se mjuzikli kushtuar Nënë Terezës do të jepet si shfaqje mysafire më 21 janar.

"Shfaqja vjen në Kosovë e mbështetur nga Konferenca Ipshkvnore Shqiptare. Ne e kemi parë shfaqjen, por duke qenë në dijeni për ekipin dhe dedikimin që ka, kemi konsideruar se është e rëndësishme të prezantohet në Kosovë", ka thënë Neziraj.

Sipas tij, përveç përmbajtjes së "Madre Teresa" për publikun kosovar është e rëndësishme edhe për një tjetër arsye.

"Përveç temës që trajton, është një element i rëndësishme fakti që kjo është shfaqje muzikore dhe kjo e bën të duket atraktive për ne. Thjesht jemi kurioz, sepse shfaqjet muzikore si zhanër skenik janë të rralla te ne", ka përfunduar Neziraj duke shtuar se ai do të vazhdojë të sjell trupa teatrale nga vendet e tjera.shk/hr/13:33



###

"Etnos": Zëra për zgjedhje të parakohshme në Greqi

Athinë, 10 janar 2011 (MIA) - Përkundër bindjeve të Qeverisë në Athinë se ka për qëllim ta kalojë gjithë mandatin katërvjeçar, nuk përjashtohet vendvotimet në Greqi të hapen shumë shpejtë, nëse vjen deri tek trazirat sociale apo nëse Kabineti qeveritar nuk arrin t'i realizojë qëllimet të cilat i ka vendosur vetë për dalje nga kriza ekonomike, pohon në edicionin e sotëm gazeta athinase "Etnos".

Sipas gazetës, edhe pse anëtarët e Qeverisë së kryeministrit Jorgos Papandreu publikisht pohojnë se para tyre qëndrojnë edhe tre vite punë, gjithnjë e më shumë dëgjohen zëra për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi në mars të këtij viti.

Gazeta thekson se edhe opozita dëshiron votim të parakohshëm, edhe pse sipas anketave, Lëvizja socialiste mbarëgreke në pushtet (PASOK) është parti politike më e popullarizuar në vend dhe pothuajse me siguri do të korrte fitore në ato zgjedhje.

Por, në radhët e PASOK-ut ekzistojnë mospajtime rreth zgjedhjeve të parakohshme, thekson gazeta, duke potencuar se ministri i Mbrojtjes Evangelios Venizelos vlerëson se "është i pakuptimtë çdo debat për zgjedhje të parakohshme".

Kryeministri Papandreu para zgjedhjeve lokale në nëntor të vitit të kaluar premtoi shpërbërjen e Parlamentit nëse PASOK pësoi dështim të votimit për organet e pushtetit lokal.

Zëvendëskryeministri Teodoros Pangalos lë përshtypjen se nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme, por megjithatë nuk e përjashton mundësinë për një gjë të këtillë, derisa vetë Papandreu bën gjithçka është e mundur që të tregojë se gjëja e vetme që i intereson është t'i realizojë qëllimet e Kabinetit të tij, thekson "Etnos".

Megjithatë, sipas gazetës, nëse Greqia nuk arrin t'ju shmanget obligimeve të saj drejt kreditorëve nga BE dhe Fondi monetar ndërkombëtar, është i mundshëm rikonstruimi i Qeverisë, ndërsa nuk përjashtohet edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndryshime në Qeveri mund të shkaktojë edhe zëvendëskryeministri Pangalos me sjelljen e tij të paparashikuar, i cili u bëri thirrje anëtarëve të partisë në pushtet për vetëdijësim, thekson "Etnos". shk/hr/13:33

###

Interesat për bonot greke me maksimum të ri rekord

Athinë, 10 janar 2011 (MIA) - Interesat për bonot greke këtë vit arrijnë maksimum të ri rekord.

Dallimi mes kamatave për bonot greke dhe gjermane, të cilat shërbejnë si referencë në ato tregje, për herë të parë është 10 për qind.

Rekordi i sotëm është para ankandit të bonove me afatizim gjashtëmujor për 1,5 miliardë euro që merret si test i rëndësishëm për besim të tregjeve financiare.

Greqia publikoi se këtë vit dëshiron të kteheht në tregjet e bonove, por  dallimi për bonot me afat prej 10-muajve të skadimit arriti nivel shqetësues prej 100.1 pika bazë para druajtjeve të sërishme se disa shtete nga Bashkimi Evropian kanë vështirësi që t'i paguajnë borxhet. mb/hr/12:54



###

Demokracia në Veprim: AAK fiton në Deçan, PDK në komunat tjera

Prishtinë, 10 janar 2011 (MIA) - Në bazë të rezultateve preliminare të dhëna nga rrjeti i koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, në zgjedhjet e ripërsëritura në pesë komuna, AAK-ja ka fituar shumicën e votave në Deçan, ndërsa PDK-ja në dy komuna tjera – Skenderaj dhe Drenas, si dhe në dy vendvotimet në Malishevë dhe Lipjan.

Në bazë të rezultateve preliminare të dhëna nga rrjeti i koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, në zgjedhjet e ripërsëritura në pesë komuna, AAK-ja ka fituar shumicën e votave në Deçan, ndërsa PDK-ja në dy komuna tjera - Skenderaj dhe Drenas, si dhe në dy vendvotimet në Malishevë dhe Lipjan.

Sipas Demokracisë në Veprim, në Deçan AAK ka marrë 58.63 për qind, LDK 22.03 për qind, PDK 10.58 për qind, Vetëvendosje 6.35 për qind, AKR 1.11 për qind, LDD 0.12, FER 0.04 dhe partitë tjera 1.70 për qind.

Në Skenderaj, PDK ka fituar 96.14 për qind të votave, LDK 0.98 për qind, AAK 0.25, Vetëvendosje 0.63, AKR 0.98, LDD 0.10, FeR 0.03, ndërsa për partitë tjera kanë votuar 0.89 për qind.

Në Drenas për PDK kanë votuar 92.08 për qind, LDK 2.46, AAK 0.99, Vetëvendosje 2.07, AKR 1.66, FER 0,09, LDD 0.07, ndërsa për të tjerat parti kanë votuar 0.34 për qind.

Po ashtu PDK-ja ka fituar edhe përqindje të lartë në Drenoc të Malishëvës - 81.24 për qind, pastaj e dyta është LDK me 9.62 për qind, AAK 3.05, Vetëvendosje 4.95, AKR 0.35, LDD 0.10, FeR 0.19 dhe për partitë tjera kanë votuar 0.48 për qind.

Ndërsa dhe në Shallë të Lipjanit, PDK-ja ka fituar 89.34 për qind të votave, LDK 4.25, AAK 2.43, Vetëvendosje 1.99, AKR 0.17, LDD 1.30, FeR 0.17, ndërsa 0.35 e votuesve janë përcaktuar për parti tjera.

Drejtuesit e Demokracisë në Veprim kanë thënë rivotimi i zgjedhjeve parlamentare ka qenë më i mirë në krahasim me ato të 12 dhjetorit, por edhe kësaj radhe ka pasur raste të keqpërdorimit të procesit zgjedhor, madje edhe gjatë procesit të numërimit. mb/hr/10:35



###

Në një fabrikë për ushqim kafshësh në Bullgari zbulohet një kontejner radioaktiv prej plumbi

Sofje, 10 janar 2011 (MIA) - Policia bullgare në një fabrikë për ushqim kafshësh në afërsi të Asenovgradit zbuloi kontejner radioaktiv prej plumbi, i cili ka përmbajtur cezium.

Kontejneri prej ceziumi i rëndë 190 kilogramë dhe me pengues prej 40 centimetrave, sipas njohurive të policisë, në fabrikë ka arritur nga Ukraina.

Tani për tani nuk bëhet e ditur se si kontejneri radioaktiv i ka kaluar kontrollet doganore gjatë hyrjes në Bullgari dhe pse për një kohë të gjatë ka qëndruar në fabrikë për ushqim të kafshëve.

Ceziumi përdoret për përpunimin e fotokatodave për  aparatet fotografike, ndërsa Ceziumi-137 radionukleoid shfrytëzohet në radioterapi.

Në kumtesën e policisë theksohet se janë arrestuar tre persona nën dyshimin se janë pronarë të kontejnerit radioaktiv.

Fabrika për ushqim kafshësh në të cilën është gjetur kontejneri është stacionuar në zonën industriale pranë Asenovgradit, i cili ndodhet në pjesën jugore të Bullgarisë. shk/mb/8:22

###

FRONTEKS: Greqia nuk mundet vetë të ballafaqohet me emigrantët ilegal

Athinë, 9 janar 2010 (MIA) - Greqia nuk mundet vetë të ballafaqohet me emigrantët ilegal, të cilët hyjnë në vendin mes kufirit me Turqinë, thuhet në raportin e Agjencisë për kufij të jashtëm të Bashkimit Evropian (FRONTEKS).

Në dokumentet theksohet se numri i emigrantëve ilegal është shumë më i madh se sa pritej, për shkak se autoritetet greke nuk munden vetë të ballafaqohen me këtë problem. Në raportin shtohet se në shumë vende kufiri mes Greqisë dhe Turqisë është i pambrojtur, që shkon në favor të emigrantëve të ilegal.

Përveç numrit të rritur të afganëve, të cilët në mënyrë ilegale hyjnë në Greqi, është vërejtur edhe rritja e emigrantëve ilegal nga Algjeri.

FRONTEKS theskon se refugjatët arrijnë në Stamboll përmes qarkullimit ajror nga Afrika Veriore, ku kalojnë mes rajonit verior grek Evros, për të arritur deri në Greqi edhe në vendet tjera nga BE-ja.

Nga janari deri në shtator të vitit 2010 FRONTEKS vërejti një numër rekord prej 31 mijë emigrantëve ilegal, të cilët hynë në Greqi mes kufirit me Turqinë, gjatë së cilës Qeveria në Athinë planifikon të ndërtojë mur, të gjatë 12,5 kilometra, në afërsi të qytetit Orestiada, Në Greqi mes këtij rajoni çdo ditë hyjnë 350 emigrantë ilegal, thuhet në raportin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail