Policia shqiptare demonstratat do t'i regjistrojë me kamera lëvizëse

Tiranë, 21 janar 2011 (MIA) - Policia e Tiranës së bashku me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore do të regjistrojnë me kamera të gjitha lëvizjet e sotme të demonstratës së opozitës.

Në kuadër të këtyre masave, bazuar në Ligjin Për Tubimet, nga strukturat e policisë do të bëhet monitorimi i plotë dhe i hollësishëm i vendit të zhvillimit të tubimit (regjistrimi i tubimit), përmes kamerave të vendosura përgjatë gjithë itinerarit të tij", thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Më tej, policia e Shtetit, fton pjesëmarrësit në këtë tubim të respektojnë me korrektësi dispozitat ligjore lidhur me Tubimet dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planëzuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Ministri i Brendshem i Shqipërisë, Lulzim Basha deklaroi dje për mediat se policia do të menaxhojë mbarëvajtjen e tubimit që opozita do të organizojë sot.

Sipas ministrit, çdokush që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë.

Një ditë para protestës që opozita ka paralajmeruar se do të zhvillojë në Tiranë, Basha tha:

"Shqipëria është vend i lirë dhe si i tillë, çdo qytetar ka të drejtë të demonstrojë paqësisht, të manifestojnë në mënyra dhe forma të ndryshme paqësore. Ndërsa policia ka detyrën të menaxhojë këtë tubim paqësor dhe çdokush që shkel ligjin, do të përballet me forcën e tij".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail