Socialistët në Shqipëri apelojnë që KQZ të nxjerrë rezultatin, në të kundërt do të përballet me revoltë popullore

Tiranë 18 maj 2011 (MIA) - Partia Socialiste e Shqipërisë ripërsëriti dje në mbrëmje kërkesën e saj, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për bashkinë e Tiranës, në të kundërtën, do të përballet me një revoltë popullore.

"KQZ-ja duhet thjesht të nxjerrë rezultatin e Tiranës si shumë aritmetike e 11 tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo njësi bashkiake në kryeqytet. Çdo rezultat tjetër është një dhunim i patolerueshëm, të cilit populli do detyrohet t'i përgjigjet me të gjithë fuqinë e vet", tha deputetja e PS-së dhe zedhenese e kryesise se PS-se, Mimi Kodheli.

Ajo njoftoi se, nëse KQZ nuk tërhiqet nga synimi i saj, atëherë do të përballet me revoltën popullore.

"Berisha të ndalë aventurën me pasoja për stabilitetin e vendit me skenën e përgatitur për një krim të pashembullt nga KQZ-ja. Qytetarët janë të thirrur në frymën e revoltës popullore që të mos lejojnë vjedhjen e votës", deklaroi Kodheli.

Ndërkohë, Partia Demokratike akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se, duke bllokuar KQZ-në në mënyrë të dëshpëruar, kërkon të anashkalojë procesin vetëm për përfitimet e tij personale.    

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së  kryetarja e këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës për koalicionin "Aleanca për qytetarin", Jorida Tabaku  tha se, "është bërë e qartë sot nga veprimet e Edi Ramës se, ndërsa të gjitha votat numërohen sipas një procesi të ligjshëm, ai do të kërkojë revoltë, sepse nëse të gjitha votat numërohen, ai do të humbë".

Tabaku u shpreh se "duke bllokuar KQZ-në, Rama në mënyrë të deshpëruar, kërkon të anashkalojë procesin e ligjshëm, vetëm për përfitimet e tij personale".

"Rama kërkon të anashkalojë procesin dhe kërkon të mbytë zërin e qytetarëve, sepse nuk i pëlqen ajo ç'ka ata kanë thenë", tha më tej Tabaku.    

Ajo akuzoi Ramën se "po bën gjithcka për të ruajtur karrigen e tij".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail