KQZ vijon sot numërimin e fletëvotimeve të kontestuara për kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Tiranë, 20 maj 2011 (MIA) - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të Shqipërisë do të mblidhet sot për të vijuar numërimin e fletëve të kontestura, të cilat do të përfshihen në tabelën përfundimtare të rezultateve për kryetarin e Bashkisë Tiranë.

Deri dje në mbrëmje KQZ-ja numëroi 52 kuti votimi nga 65 gjithsej, ndërkohë që sot pritet të numërohen 13 kuti të tjera me fletë të pavlerësura. 

Nga numërimi i deritanishëm rezultojnë 80 vota në favor të kandidatit të "Aleancës për Qytetarin" Lulzim Basha kundrej 31 votave për kandidatin e "Aleancës për të Ardhmen", Edi Rama.

Ndërkohë, numërimi i fletëve të kontestuara prej ditësh po shoqërohet me tension jashtë godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku deputetë dhe mbështetës të PS-ja shpeshherë janë konfliktuar me forcat e rendit, të cilat janë pozicionuar prej ditësh pranë këtij institucioni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail