Së paku 51 të vrarë në shpërthimin e një auto-bombe në Bagdad

Bagdad, 17 qershor (MIA) - Së paku 51 persona kanë humbur jetën, ndërsa 75 janë plagosur sot në shpërthimin e një auto-bombe në stacionin e autobusëve në pjesën veriore të Bagdadit, njofton AFP-ja duke iu referuar burimeve të sigurta.

Siç transmeton MIA, sulmi ka ndodhur në lagjen Al Huriah, ku shumica e popullatës janë shiitë.

Shpërthimi ka ndodhur disa orë pasi që bomba e vendosur në motoçikletë ka shpërthyer në pikën e kontrollit në Bagdadin verior, me ç'rast humbën jetën katër pjesëtarë të një grupi që lufton kundër militantëve të Al Kaedës.

Ky sulm ka ndodhur në pikën e kontrollit në lagjen Al Sulek, kumtuan burime të sigurta.

Katër anëtarë të tjerë të grupit janë plagosur, së bashku me dy civilë të tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail