Gripi H1N1 mund të shkaktojë ngecje të re të ekonomisë botërore

Paris, 9 shtator (MIA) - Rreziku nga ngecja e re e ekonomisë botërore për shkak të zgjerimit të gripit A (H1N1) sipas mendimit të ekonomistëve ndërkombëtarë është shumë real, ndërsa lëvizjet e pavolitshme do të mund së pari të ndjehen përmes rrënies së kërkesave në shumë degë, në veçanti në aviokomunikacionin dhe hotelierinë.

Harxhimet e deritanishme të shkaktuara nga zgjerimi i gripit të ri, mes tjerash, në nivel global janë minimale dhe nuk tejkalojnë 0,002 për qind nga vlera e plotë e prodhimit vendas botëror (PBV).

Kursime të reja dhe më të mëdha për shërimin e sëmunëdjes megjithatë janë të nevojshme për shkak të mbajtjes së nivelit më të lartë të mundshëm të aktivitetit të punës dhe mbrojtjes së shëndetësisë së të punësuarve, paralajmërojnë ekspertët, mendimin e të cilëve e transmetojnë mediat franceze.

Autoritetet amerikane parashonin për shembull, 12 javë zgjatje të pandemisë së gripit të ri dhe rritje të mungesës së punëtorëve nga puna në atë periudhë në 49 për qind, që do të ndikojë në BPV në vendet për 0,9 për qind.

Ekspertët e kabinetit hulumtues britanik "Oksford ikonomiks" parashohin skenar edhe më të keq, parashohin një valë të epidemive të gripit H1N1 me kohëzgjatje prej një muaji, të cilat siç thuhet, do të shkaktohet dëme në ekonominë botërore prej 2.500 miliardë dollarë. Ajo do të shkaktonte rrënie të PBV global për 3,5 për qind.

Nëse realizohet ky skenar i pavolitshëm, SHBA-ja edhe atëherë do të mund të pret rrënie të BPV-së madje deri pesë për qind.

Në studimet e "Oksford ikonomiks" përmendet se pandemia e gripit H1N1 do të mund ta ngadalsojë sërish rritjen e ekonomisë botërore në periudhën prej 12 deri 24 muaj.

Drejtoria spanjolle për kontroll të barërave, njëkohësisht njoftoi se ka miratuar hulumtime klinike për vaksinat kundër gripit H1N1 në gjigantin britanik të farmacisë "GlaksoSmitKlajn" i cili do të kryhet në Spanjë, ku numri i rasteve të vdekjes, të shkaktuar nga ky grip është rritur në 25. Rezultatet përfundimtare të këtyre hulumtimeve do të konfirmohen pas gjashtë muajve, që nuk do të thotë se vaksinat e përdorura paraprakisht nuk do të jenë të mundshme, kumtoi ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Tranidad Himens.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail