Obama i bëri thirrje kongresmenëve që t’i përkrahin reformat në sistemin shëndetësor në SHBA

Uashington 10 shtator (MIA) – Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje anëtarëve të Kongresit që t’i harrojnë mosmarrëveshjet dhe bëri thirrje për një reformë të përgjithshme urgjente në sistemin shëndetësor.

Në fjalimin para dy dhomave të Kongresit amerikan Obama citoi se qëllimi i reformave është çmimi me i ulët për mbrojtjen shëndetësore, që të përmirësohen shërbimet shëndetësore dhe sigurimin shëndetësor që të marrë më shumë se 46 milionë amerikanë që tani janë të pasiguruar.

“Nuk jam presidenti i parë i cili merret me këtë çështje, por jam i vendosur që në këtë të jem i fundit, theksoi Obama në fjalimin që analistët thonë se është më e rëndësishme nga marrja e funksionit prej tetë mujave.

Obama paralajmëroi se nëse qeveria federale nuk ndërmerret asgjë lidhur me këtë çështje për reforma në sistemin shëndetësor do të rritet deficiti, ndërsa sa vjen dhe më shumë familjet do të bankrotojnë.

Sipas tij reformat do të kushtojnë 900 miliardë dollarë në 10 vitet e fundit dhe nuk do të shkaktojnë deficit buxhetor.

Për reformat ashpër kundërshtuan anëtarët e Partisë Republikane si dhe një numër të caktuar deputetë demokratë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail