Rasmusen:Ngrohja globale paraqet rrezik për sigurinë botërore

Londër, 2 tetor (MIA) - Ngrohja globale në mënyrë potenciale  mund të shkaktojë  pasoja serioze mbi sigurinë dhe vendet e NATO-s duhet që ta përdorin Aleancën si forum për ballafaqimin me sfidat e ndryshimeve klimatike, deklaroi dje në konferencën në Londër sekretari i përgjithsëm i NATO-s Andres Fof Rasmusen.

Ai theksoi se shkrirja e akullnajave polare dhe rritja e nivelit të ujërave në oqeane që shkakton vërshime si dhe uljen e prodhimeve ushqimore mund të sjellë lëvizje masive të popullatës deri në konflikte.

"Ndryshimet klimatike mund të kenë pasoja serioze potenciale për sigurinë, por reagimi për këtë nuk mund të jetë vetëm ushtarak", tha Rasmusen.

Ai theksoi se liderët politikë të vendeve të ndryshme në botë kanë një rol të madh në uljen e emisionit të gazrave të dëmshëm që e shkaktojnë efektin e koshtit të qelqtë dhe në përgatitjen për fatkeqësi eventuale natyrore.

Rasmusen tha se hapja eventuale e rrugëve të reja detare dhe qasja më e lehtë në resurset e Polit Verior mund të sjellë ashpërsimin e konkurrenës në rajon.

Pesë vendet të cilat kufizohen me Polin e Veriut, Danimarka, Kanadaja, Norvegjia, Rusia dhe SHBA-ja kanë pretendime drejt vendeve të këtij rajoni, ku sipas disa vlerësimeve ka rezerva prej 90 miliardë barelë naftë.

Sipas Rasmusen në këtë drejtim një rëndësi vendimtare kanë marrëdhëniet me Rusinë.

"Që të ulen tensionet në rajonin e Artikut konsideroj se është e nevojshme bashkëpunim midis NATO-s dhe Rusisë dhe midis aleatëve të caktuar nga NATO-ja dhe Rusia", shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Rasmusen theksoi se forcat ushtarake të çdo vendi janë pronarët më të mëdhenj të mjeteve transportuese motorrike dhe shtoi se pikërisht ushtritë duhet që të punojnë në drejtim të gjetjes së mënyrave më ekonomike të shpenzimit të karburantit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail