OBSH: Grupet e njerëzve me rrezik të lartë duhet të vaksinohen para fillimit të dimrit

Gjenevë, 3 nëntor (MIA) - Gratë shtatzëna dhe kategoritë e popullatës me rrezik të lartë duhet të vaksinohen kundër virusit të gripit të ri A (H1N1) siç po afrohet dimri në hemisferën veriore, kumtoi sot Organizata botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH shprehi brengosje për shkak të faktit se disa njerëz të cilët u nënshtrohen infektimit nuk dëshirojnë të marrin vaksinë, e cila, sipas pohimit të kësaj organizate, deri tani nuk ka shkaktuar kurrfarë efekte anësore të jashtëzakonshme tek qindra mijë njerëz në mbarë botën, të cilët janë vaksinuar.

Punonjësit në shëndetësi, gratë shtazëna dhe personat me probleme shëndetësore siç janë astma, bëjnë pjesë në grupet me rrezik të lartë, të cilët kanë prioritet gjatë marrjes së vaksinës.

"Kemi parë shumë njerëz të cilët i takojnë grupit me rrezik të lartë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore apo kanë pasoja serioze, që sipas të gjitha gjasave do të evitoheshin nëse do të ishin vaksinuar", deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Gregori Hartël.

Sipas të dhënave të OBSH-së, së paku 5.712 persona vdiqën si pasojë e gripit të ri, ndërsa për dallim nga gripi sezonal, gripi i ri më së shumti i godet gjeneratat e reja dhe fëmijët.

Organizata shëndetësore rekomandon një dozë të medikamentit për mbrojtje nga virusi H1N1, duke u bërë thirrje qeverive të mendojnë rreth dhënies së vaksinë sa më shumë fëmijëve më të rinj se 10 vjeçarë, duke paralajmëruar se nevojitet të bëhen hulumtime plotësuese për medikamentin për fëmijët. Studimet në SHBA tregojnë se fëmijëve më të vegjël se 9-vjeç u nevojiten dy doza për të qenë plotësisht të mbrojtur.

Hartëll mendon se deri në fund të vjeshtës dhe gjatë dimrit gripi shumë më tepër do të përhapet në hemisferën veriore, sepse për këtë kontribuon moti i ftohtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail