OSHB: H1N1 do të shkaktojë edhe më shumë viktima gjatë dimrit

Gjenevë, 5 nëntor (MIA) - Virusi i gripit A - H1N1 me shpejtësi të madhe po zgjerohet në hemisferën veriore dhe pritet për shkak të motit të ftohtë të shkaktojë edhe më shumë infeltime serioze dhe raste të vdekjes, paralajmëroi sot Organizata shëndetësore botërore.

Tani për tani megjithatë nuk ka indikacione se virusi u shndërrua, madje as në Ukrainë, ku gjatë ditëve të kaluara është vërejtur zgjerim i përshepjtuar, që do të thotë se me ilaçet antiviruse edhe më tej po sigurohet trajtim efikas, thuhet në kumtesën e OSHB-së.

Në Meksikë po paraqiten më shumë raste të infektimit me virusin sesa në fillim të pandemisë, në prill, ndërsa në SHBA është regjistruar dukuri më e shpeshtë e sëmundjeve të ngjashme me gripin, sesa viteve të kaluara, deklaroi Keixhi Fukuda, ekspert për grip i OSHB-së. Numri i rasteve po rritet edhe në vendet evropiane dhe aziatike.

Të paktën 5.712 persona në botë kanë vdekur nga gripi i ri mbarë botën. Ai tani prakitikisht u zgjerua në çdo vend.

OSHB pret dërgesë të 200 milionë dozave vaksina, të cilat i donojnë 11 vende, e të cilat janë të dedikuara për 95 vende të varfëra.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail