Në Indi 502 viktima nga gripi i ri, të infektuar 14.572

Nju Delhi/Seul, 10 nëntori (MIA) - Në Indi  në 24 orët e fundit edhe 17 persona vdiqën nga pasojet e gripit të ri, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të kësaj sëmundjeje u rrit në 502 persona, njoftuan sot përfaqësuesit shëndetësor indian.

Pjesa më e madhe e të vdekurve është vërejtur në shtetin perëndimor indan Maharashtra ku vdiqën 207 persona.

Në shtetin indian Raxhastan, i cili kufizohet me Pakistanin, vdiqën 15 persona. Në këtë shtet indian më i madhi sipas sipërfaqes humbën jetën 17 persona, ndërsa 1010 janë infektuar nga virusi H1N1.

Në Indi janë regjistruar edhe 95 raste të reja të infektimit, me çka numri i të infektuarëve është rritur në 14.672.

Në të njëjtën kohë  autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut njoftuan se nga virusi i gripit të ri vdiqën edhe katër persona, midis të cilëve edhe një grua më e re, e cil ka qenë në grupet me rrezik të madh. Me këtë numri i viktmave u rrit në 52 persona.

Përfaqësuesit citojnë se gruaja 25-vjeçare ka vdekur pasi ka marrë medikamentin antivirus "tamiflu". Te ajo simptomat e para të gripit janë paraqitur në gjysmën e tetorit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail