Të rinjtë më shpesh infektohen nga gripi i ri, por më të moshuarit janë ata që vdesin më shpesh

Meksiko-Siti, 12 nëntor (MIA) - Të rinjtë më shpesh sëmuren nga gripi i llojit të ri A (H1N1), por më të moshuarit janë ata që më shpesh vdesin nga kjo sëmundje, tregojnë rezultatet hulumtimit më të ri, të kryer nga grupi i ekspertëve nga Instituti meksikan për siguri sociale.

Hulumtimi është kryer mbi bazën e analizave të kartelave mjekësore në më shumë se 63 mijë meksikanë që kanë pasur simptoma të gripit të ri dhe kanë vizituar ndonjë prej insitucioneve shëndetësore në Meksikë në periudhën prill-korrik të këtij viti.

Në 11 për qind të rasteve të hulumtuara bëhet fjalë për gripin e ri, ndërsa 56 për qind e tyre janë persona të moshës nga 10 deri në 39 vjeç. Më e paktë ka qenë përqindja e praqitjes së gripit te personat më të moshuar. Përqindja e vdekshmërisë nga gripi i ri te persona mbi 70 vjeç arrin 10,3 për qind, ndërsa vdekshmëria te persona midis 20 dhe 29 vjeç arrin 0,9 për qind.

Rreziku për infektimin me gripin e ri ka qenë për 35 për qind më i vogël se persona që vitet e kaluara janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

Qednra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ndërkohë njoftoi se është e mundur që numri i viktimave nga gripi i ri në SHBA të arrijë deri në katër mijë persona. Deri tani zyrtarisht flitej për mijëra të vdekur, prej të cilëve 129 janë fëmijë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail