Numri i viktimave nga tërmeti në Haiti me deri në 200 mijë viktima

Uashington, 18 janar (MIA) -  Sipas parashikimeve më të reja  numri i viktimave nga tërmeti në Haiti, është më i madh për tre deri në katër herë.

"Bashkësia ndërkombëtare po përgatitet për mundësinë që numri i viktimave nga tërmeti katastrofik në Haiti të arrijë prej 150.000 deri në 200.000 mijë njerëz, deklaroi gjenerali Pi Kej Kijn, i cili e udhëheq misionin ushtarak amerikan për ofrimin e ndihmës për viktimat.

Mes vitkimave një numër i madh janë të huaj. Në tërmet kanë humbur jetën 16 amerikanë, mes të cilëve edhe një përfaqësues qeveritar, kurse dy shtetas të SHBA-së konsiderohen si të zhdukur. Në Haiti jetojnë rreth 45.000 amerikanë.

Në tërmet humbën jetën edhe 15 brazilianë, kurse pesë konsiderohen si të zhdukur, 12 francezë, por Parisi zyrtar ka firkë se numri i tyre është më i madh prej 20 deri në 30 njerëz.

Gjithashu në tërmet kanë humbur jetën edhe tetë banorë të Kanadasë, kurse 1.115 konsiderohen si të zhdukur, kuse nga Republika Dominikane kanë humbur jetën  gjashtë, nga Spanja tre, dhe 23 konsiderohen si të zhdukur.

Në tërmet gjithashtu humbën jetën nga një shtetas i Austrisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, Meksikës dhe Tunizisë. Qytetarë nga shumë vende të huaja konsiderohen si të zhdukur.

Është konfirmuar vdekja e 37 nëpunësve të Kombeve të Bashkuara, kurse 330 vlerësohen si të zhdukuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail