Vazhdojnë operacionet shpëtimtare në Haiti

Port-o-Prens, 18 janar (MIA) - Operacionet shpëtimtare në Haiti po vazhdojnë, ndërsa për sot pritet të arrijnë edhe ushtarët amerikanë dhe kanadezë, të cilët do të jenë të angazhuar për sigurinë.

Rreth 70.000 kufoma të viktimave janë varrosur në varreza të përbashkëta. Varrimet e tilla i kundërshtojnë priftërinjtë vudu.

Autoritetet lokale deklaruan se është e mundur që numri i viktimave të arrijë deri 200.000 njerëz. Gjatë tërmetit të javës së kaluar janë lënduar 250.000 njerëz, ndërsa pa shtëpi kanë mbetur 1,5 milionë njerëz.

Në vend janë hapur 280 qendra për ndihmë në ushqim, ujë dhe banim, secila nga ato qendra mund të pranojë 500 njerëz.

Në Haiti po veprojnë 43 ekipe ndërkombëtare shpëtimtare të cilat numërojnë 1.739 njerëz dhe 161 qen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail