Në tërmetin në Haiti jetën e kanë humbur 35 banorë të BE-së

Bruksel, 21 janar (MIA) - Nga tërmeti katastrofik në Haiti jetën e kanë humbur 35 qytetarë nga Bashkimi Evropian, të lënduar janë nëntë, ndërsa 1.011 konsiderohen si të zhdukur, kumtoi sot Komisioni Evropian.

Numri i të vdekurëve në Haiti është mbi 200 mijë dhe veçmë janë varrosur mbi 80.000 njerëz. Nga rrënojat kanë shpëtuar 120 njerëz, ndërsa numri i personave të cilëve urgjentisht u nevojitet ndihmë është mbi 250.000, kumtoi Komisioni.

Sipas KE-së, në Haiti janë dërguar pothuajse 700 ekspertë dhe ndihmë materiale prej 23 shteteve të Unionit. Nga anëtaret e BE-së, më së shumti mjete për ndihmë të Haitit deri tash kanë dërguar Britania e Madhe (22.5 milionë euro), Spanja gjashtë milionë dhe Danimarka mbi pesë milionë euro.

Nga shtetet ballkanike anëtare të BE-së, Greqia do të dërgojë 200 mijë dollarë ndihmë për Haitin, Sllovenia 120.000 dhe Qiproja 100 mijë, informoi KE-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail