Të pastrehët në Haiti do të vendosen në lagje të montuara nga 10.000 persona

Port-o-Prens, 21 janar (MIA) - Mes një milion dhe 1,5 milionë banorë në Haitit kanë mbetur pa shtëpi në tërmetin e para dhjetë ditëve, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Pol Antoan Bien-Eme sot deklaroi se rreth 400.000 prej tyre do të zhvendosen në lagje të reja, të cilat do të ndërtohen jashtë kryeqytetit të shkretuar.

Në valën e parë Qeveria në lagje të montuara nga 10.000 banorë do të vendosë 100.000 të pastrehë, ndërsa lokalitetet do të jenë në afërsi të qytetit Kroa de Buke, në veri të kryeqytetit.

Helmetat blu të Brazilit tashmë e rrafshojnë terrenin për krijim të kampit tranzit të montuar në vendin ku banka interamerikane për zhvillim planifikon të ndërtojë lagje të përhershme për 30.000 persona.

Plani, haitasve të pastrehë do t'u mundësojë të ndërtojnë banesa të tyret personale sipas skemës ushqim për punë, kështu që ata do të mbeten afër rajonit, ku kanë jetuar, kumtuan agjencitë.

Katër aeroporte, mes të cilëve edhe aeroporti në Port-o-Prens, tashmë funksionojnë në haiti dhe Republikën Domenikane fqinje, përmes të cilave bartet ndihma për viktimat dhe të patrehët, kumtoi një përfaqësues i lartë ushtarak amerikan.

Forcat amerikane veçmë e shfrytëzojnë aeroportin në Zhakmel, në pjesën jugore të Haitit, si dhe ato në San Isidoro dhe Barahoma, nga ana tjetër e kufirit, që të dërgojnë ndihmë humanitare, deklaroi gjenerali Dagllas Drejzer, i cili e kryeson Komandën ushtarake jugore të SHBA-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail