Autoritetet në Haiti do të zhvendosin 400.000 persona nga kryeqyteti në kampe jashtë qytetit

Port-o-Prens, 22 janar (MIA) - Haiti do të zhvendosë rreth 400.000 të pësuar nga tërmeti nga tendat në Port-o-Prins në kampe të përkohshme jashtë qytetit. Qeveria shfaqi brengosje nga kushtet sanitare nëpër qindra kampet, të cilat ishin vendosur në kryeqytetin, të shkatërruar pas tërmetit katastrofik.

Mjekët paralajmërojnë për rrezik nga përhapja e sëmundjeve në mesin e qindra mijëra haitasve në kampet e mbipopulluara.

Autobusët do të fillojnë t'i bartin njerëzit nga kryeqyteti pas një jave deri dhjetë ditëve, kur duhet të jenë gati kampet e reja.

Sipas të dhënave të Qeverisë haitiane, 200.000 persona e kanë humbur jetën nga tërmeti, 250.000 janë lënduar, ndërsa dy milionë nga popullata nëntë milionëshe e vendit i kanë humbur shtëpitë e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail