BP arriti tërësisht ta ndalojë derdhjen e naftës në Gjirin Meksikan

Nju Orleans, 16 korrik 2010 (MIA) - BP arriti tërësisht ta ndalojë derdhjen e naftës në Gjirin Meksikan, për herë të parë që prej muajit prill, transmetuan agjencitë botërore.

Kompania i mbylli me sukses të gjitha ventilat e tubacionit të ri që ishte vendosur për ta ndaluar rrjedhjen nga burimi i dëmtuar i naftës, kumtoi nënkryetari i BP-së, Kent Vells.

Kjo është konfirmuar edhe me kuadrot e liferuara nga kamerat, të vendosura në pikat kyçe në vendin e havarisë.

E arritura e sotme është moment kyç i përpjekjeve tremujore të kompanisë për ta tejkaluar njërën nga katastrofat më të rënda ekologjike në historinë e SHBA-së, vërejnë mediumet amerikane.

Edhe pse me këtë veprim BP nuk e zgjidh problemin definitivisht, megjithatë ky variant ishte i vetmi që dha mundësi të ndalohet derdhja e naftës në oqean nga havaria e muajit prill e këtej.

Inxhinierët gjatë 48 orëve të ardhshme do t'i mbikqyrin treguesit e presionit. Testi duhet të konstatojë nëse gypi i vendosur gjigant në vendin e derdhjes mund të aktivizohet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail