KB kërkon 459 milionë dollarë për përmbytjet në Pakistan

Nju-Jork, 11 gusht 2010 (MIA) - Kombet e Bashkuara i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të sigurojë ndihmë në vlerë prej 459 milionë dollarëve për gjashtë milionë personat e goditur nga përmbytjet në Pakistan, njoftoi sot zyra e Organizatës Botërore për koordinim të ndihmës humanitare.

Apelin për ndihmë e dha shefi i aksioneve humanitare të KB-së, Xhon Hollms, në mbledhjen në selinë e KB-së.

Sipas vlerave të KB-së, më tepër se 14 milionë njerëz janë goditur nga përmbytjet në Pakistan, ndërsa së paku gjashtë deri shtatë milionë njerëzve u nevojitet ndihmë urgjente në ushqim, ujë të pastër, vendosje dhe përkujdesje mjekësore.

Në përmbytjet katastrofale jetën e kanë humbur mbi 1.200 persona ndërsa rreth 300 mijë shtëpi janë dëmtuar ose janë shkatërruar totalisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail