Hilari Klinton bisedoi me Hosni Mubarak para rimëkëmbjes së negociatave izraelo-palestineze

Sharm el Shejk, 14 shtaTor 2010 (MIA) - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton realizoi takim me presidentin egjiptian Hosni Mubarak në vendin turistik Sharm el Shejk, ku sot më së voni do të ripërtërihen negociatat e drejtëpërdrejta paqësore izraelo-palestineze.

Përveç me liderin egjiptian, Klinton do të bisedojë në veçanti edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe me presidentin palestinez Mahmud Abas.

Raundi i dytë i negociatave paqësore do të fillojë pasdite me takimin tre palësh mes Klintonit, Netanjahut dhe Abasit. Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti egjiptian dhe deputeti i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Afërt, Xhorxh Miçell. Negociatat do të vazhdojnë nesër në Jerusalem.

Ky është takimi i parë mes liderit izraelit dhe ati palestinez nga 2 shtatori, kur në Uashington ishin ripërtërirë negociatat paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve, pas pothuajse dy vite ngecje për shkak të ofansivës izraelite në Rripin e Gazës nga fundi i vitit 2008.

Të dy liderët shprehën gatishmëri të kërkojnë kompromis për zgjidhjen e problemit më shumë dekadash.

Pengesa e parë e këtyre negociatave është kërkesa palestineze të vazhdohet moratoriumi i cili skadon nga fundi i muajit shtator. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu të dielën paralajmëroi se kufizimet momentale për ndërtim nuk do të mbesin në fuqi, por megjithatë do të ekzistojnë disa limite.

Netanjahu deklaroi se palestinezët kërkojnë pas skadimit të moratoriumit 10-të mujor, ndërtimi të reduktohet në zero dhe se kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë, Izraeli nuk do të ndërtojë "mijëra njësi banesore, por gjithashtu dhe nuk do ta ngrijë jetën e banorëve të vet", tha kryeministri i Izraelit, duke mos hyrë në detaje.

Qëllimi i negociatave është në afat prej një viti të arrihet marrëveshje për themelimin e shtetit të pavarur palestinez. Në rend dite do të jenë të gjitha çështjet kyçe, përfshirë edhe kufijtë e ardhshëm mes dy popujve, statusin e Jerusalemit, sigurinë, fatin e refugjatëve palestinez dhe lagjet hebraike.

Është dakorduar që Abasi dhe Netanjahu të takohen në çdo dy javë, edhe me presidentin amerin Barak Obama, i cili ishte nikoqir  i darkës në Shtëpinë e Bardhë, sipas të priturës dhe para fillimit të marrëveshjeve, do të takohen në fund të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, nga fundi i shtatorit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail