Vazhdon aksioni i nxjerrjes së minatorëve kilianë (PLT)

Santiago, 13 tetor 2010 (MIA) - Janë nxjerrë edhe dy minatorë nga miniera kiliane për ar dhe bakër San Hoze, me çka numri i minatorëve të shpëtuar tani arrin 10.

Minatori i nëntë, ndërsa njëherit edhe më i moshuari mes 33 minatorëve që janë nxjerrë është 63 vjeçari Mario Gomez. Ai në të vërtetë është edhe i vetmi, i cili menjëherë pasi që është zbuluar se minatorët kanë mbijetuar, dërgoi përshëndetje deri te familja e tij, si dhe mesazh se minierave u duhet "modernizim". Gomez pas daljes nga kapsula u përshëndet me bashkëshorten e tij dhe ra në gjunj që të lutet.

Gjysmë ore më vonë u nxjerr edhe minatori i dhjetë, 31 vjeçari Aleks Riçard Vega Salvador, i cili është mekanik për mekanizëm të rëndë dhe konsiderohet si një nga minatorët më me përvojë edhe krahas asaj që punon vetëm nëntë vjet. Salazar është në grupin e dytë të minatorëve për nxjerrje për shkak se vuan nga hipertensioni dhe problemet me veshkët.

Minatorët për shkaqe shëndetësore dhe të sigurisë janë ndarë në tre grupe. Fillimisht janë evakuuar minatorët, të cilët janë në gjendje më të mirë shëndetësore që të munden ta përballojnë bllokimin eventual të kapsulës në tunel, pastaj njerëzit me probleme shëndetësore eventuale dhe të fundit do të jenë minatorët, të cilët janë në gjendje të mirë psikike.

Paraprakisht, i pari nga minatorët që ka shpëtuar është Florension Alfons (31). Nxjerrja e kapsulës ka zgjatur 16 minuta, ndërsa lëshimi nën veprimin e gravitacionit, një minutë më shumë.

Minatori i dytë kilianë nga 33 minatorët kilianë, i cili është nxjerrë është 39-vjeçari Mario Sepulveda i cili ndodhet në gjendje të mirë psikike.

Menjëherë pas nxjerrjes së tij nga kapsula ai i përqafoi bashkëshorten e tij dhe presidentin kilian Sebastian Oinera, të cilët ishin mes të parëve që e pritën.

Pastaj me buzëqeshje në fytyrë Sepulveda nxorri nga çanta copëza nga shkallët dhe ua ndau për kujtim disa personave rreth tij duke thirrur "Rroftë Kili!".

Nxjerrja e minatorit të tretë, 52-vjeçari Huan Iljanes, zgjati afërsisht 15 minuta.

Minatori i katërt i nxjerrë është boliviani Karlos Mamani, i cili është shtetasi i huaj i vetëm mes minatorëve që kaloi 69 ditë i bllokuar nën tokë.

Njejtë si  tre minatorët e tjerë edhe ai ishte pritur me gëzim të madh dhe përqafim të fuqishëm nga bashkëshortja e tij dhe një numër i madh i njerëzve të cilët e ndjekin nxjerrjen e minatorëve.

Pas daljes në sipërfaqe, Mamani e tregoi bluzën e tij me flamur kilian në të dhe brohoriti "Të faleminderit Kili". Presidenti i Kilit dhe zonja e parë e shtetit mbanin në dorë flamuj bolivianë.

Minatori i pestë i nxjerrë  është 19-vjeçari Xhimi Sançes. Mediat e huaja njoftojnë se ai nuk është dukur se është në gjendje aq të mirë shëndetësore sikur edhe personat e nxjerrë më parë dhe se është bartur me  barelë.

Minatori i gjashtë, i cili është nxjerrë në sipërfaqe të tokës është 30 vjeçari Osman Araja, i cili kishte pritje emtoive nga ana e bashkëshortes së tij. I shpëtuari i shtatë Hoze Ojeda është pritur nga vazja e tij jobiologjike.

I teti, Klaudio Ianez është pritur nga e dashura e tij Kristina Nunez, me të cilën është në lidhje 11 vjeçare. Ata arritën marrëveshje që të martohen së shpejti.

Nëse mbahet ritmi i tanishëm i nxjerrjes, të gjithë 33 minatorët do të mund të shpëtojnë në periudhë vetëm prej 24 orëve, theksojnë agjencitë botërore.

I fundit në sipërfaqe të tokës do të dalë shefi i turnit, 54 vjeçari Luis Ursua, i cili konsiderohet si udhëheqës i minatorëve. Ai do të bëhet me siguri njeriu që ka kaluar më shumë kohë nën tokë dhe ndoshta do të hyjë në Librin e Ginisit të rekordeve.

Në çdo rast operacioni për lirimin e 33 minatorëve, të cilët 69 ditë kaluan nën tokë, do të hyjë në histori si një nga aksionet më të ndërlikuara dhe më të suksesshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail