Nga nën toka deri tani janë nxjerrë një e treta e minatorëve të ngujuar kilianë

Santiago, 13 tetor 2010 (MIA) - Ekipet e shpëtimit deri tani kanë arritur nga nën toka të nxjerrin një të tretën nga 33 minatorët e ngujuar në minierën kiliane San Hoze.

Si i njëmbëdhjeti është nxjerrë 55 vjeçari Horhe Galegios, i cili e braktisi xehen 10 orë pas nxjerrjes së minatorit të parë me ndihmën e kapsulës "Feniks".

Ministri kilian i Mbrojtjes, Hajme Manjaliç kumtoi se të gjithë minatorët kilianë deri tani të shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mbajti konferencë shtypi menjëherë pasi që minatori i tetë nga 33 të ngujuarit, të cilit ishin nën tokë, është nxjerrë me kapsulën speciale.

Asnjë nga të ngujuarit nuk ka pasur nevojë për medikamente speciale, madje as ai që vuan nga diabeti.

Ministri përveç kësaj theksoi se kapsula speciale nuk rrotullohet, siç kanë pritur teknikët, që u mundëson ekipeve të shpëtimit ta përshpejtojnë lëvizjen në dy drejtime.

Kapsula e lartë katër metra nuk ka pësuar kurrfarë dëmtimi, tha Manjaliç. Ai theksoi se ngadalësimi i vetëm në orarin e operacionit shpëtues është shkaktuar nga ndërrimi i planifikuar i rrotave me federa të kapsulës, që ka zgjatur 35 minuta.

Minatorët për shkaqe shëndetësore dhe të sigurisë janë ndarë në tre grupe. Fillimisht janë evakuuar minatorët, të cilët janë në gjendje më të mirë shëndetësore që të munden ta përballojnë bllokimin eventual të kapsulës në tunel, pastaj njerëzit me probleme shëndetësore eventuale dhe të fundit do të jenë minatorët, të cilët janë në gjendje të mirë psikike.

Nëse mbahet ritmi i tanishëm i nxjerrjes, të gjithë 33 minatorët do të mund të shpëtojnë në periudhë vetëm prej 24 orëve, theksojnë agjencitë botërore.

I fundit në sipërfaqe të tokës do të dalë shefi i turnit, 54 vjeçari Luis Ursua, i cili konsiderohet si udhëheqës i minatorëve. Ai do të bëhet me siguri njeriu që ka kaluar më shumë kohë nën tokë dhe ndoshta do të hyjë në Librin e Ginisit të rekordeve.

Në çdo rast operacioni për lirimin e 33 minatorëve, të cilët 69 ditë kaluan nën tokë, do të hyjë në histori si një nga aksionet më të ndërlikuara dhe më të suksesshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail