Trembëdhjetë nga 33 minatorët janë nxjerrë në sipërfaqe të tokës

Santiago, 13 tetor 2010 (MIA) - Ekipet e shpëtimit deri më tani nga nën toka kanë nxjerrë 13 nga gjithsej 33 minatorët e bllokuar në minierën kiliane San Hoze.

Operacioni i shpëtimit transmetohet drejtpërdrejtë, i cili shikohet në mbarë botën.

Konsiderohet se të gjithë minatorët do të nxirren në sipërfaqe nga toka në 36 orët e ardhshme, mbase edhe më shpejt.

I fundit në sipërfaqe të tokës do të dalë shefi i turnit, 54 vjeçari Luis Ursua, i cili konsiderohet si udhëheqës i minatorëve. Ai do të bëhet me siguri njeriu që ka kaluar më shumë kohë nën tokë dhe ndoshta do të hyjë në Librin e Ginisit të rekordeve.

Minatorët e shpëtuar i pret presidenti i Kilit, Sebastian Pinjera, të cilit iu bashkangjit edhe presidenti bolivian Evo Morales. Operacionin e shpëtimit e përshëndeti edhe presidenti amerikan Barak Obama.

Minatorët për shkaqe shëndetësore dhe të sigurisë janë ndarë në tre grupe. Fillimisht janë evakuuar minatorët, të cilët janë në gjendje më të mirë shëndetësore që të munden ta përballojnë bllokimin eventual të kapsulës në tunel, pastaj njerëzit me probleme shëndetësore eventuale dhe të fundit do të jenë minatorët, të cilët janë në gjendje shumë të mirë psikike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail