Të gjithë 33 minatorët në Kil u nxorën në sipërfaqe pas 69 ditëve të kaluara nën tokë

Santiago, 14 tetor 2010 (MIA) - Të gjithë 33 minatorët, të cilët kaluan 69 ditë nën tokë në minierën në pjesën veriore të Kilit janë nxjerrë në sipërfaqe.

I fundit është nxjerrë 54 vjeçari Luos Ursua, brigadier kryesor i grupit të minatorëve. Para tij në sipërfaqe doli 29 vjeçarit Ariel Tikona Janes, i cili u prit nga bashkëshortja Margarita, e cila është nëna e fëmijës së tretë Esperansa. Ajo është lindur në 14 shtator përderisa babai i saj ka qenë nën dhe.

Ursua doli në sipërfaqe i pritur me duartrokitje,  thirrje gazmore të ekipeve shpëtimtare dhe zëra të sirenave, me çka u shënua suksesi i operacionit historik shpëtimtar të 33 minatorëve.

Si edhe të gjithë minatorët e tjerë,  edhe Ursua u prit nga presidenti i Kilit, Sebastian Pinera.

"Ju liroj nga ndërrimi dhe ju përshëndes. Si kapiten i mirë i ekipit ju dolët i fundit ", deklaroi Pinera, duke pasur parasysh kapitenët e anijeve, të cilët të fundit i braktisin anijet, të cilat fundosen.

"Shpresoj se një gjë e këtillë nuk do të ndodh më asnjëherë. I falënderohem Kilit. Krenohem që jam kilian", tha Ursua.

Presidenti Pinera iu falënderua ekipit shpëtimtar, inxhinierëve, mjekëve dhe Zotit për shkak të operacionit të suksesshëm shpëtimtar.

Ndërkohë doli edhe i fundit nga ekipi shpëtimtar gjashtëanëtarësh të cilët morën pjesë në operacion.

Operacioni shpëtimtar për nxjerrjen e minatorëve, të cilët 69 ditë ishin të bllokuar në thellësi prej 622 metrave nën dhe, zgjati 22 orë dhe 38 minuta dhe ajo kushtoi mes dhjetë deri njëzet milionë dollarë.

"Operacioni shpëtimtar kushtoi mes 10 deri 20 milionë euro. Shteti siguroi dy të tretat e shumës, ndërsa pjesa tjetër ishte financuar nga donacionet private", tha Pinera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail