Sulm raketor mbi kazermën policore në Egjipt

Kajro, 7 shkurt 2011 (MIA) - Persona të panjohur kanë shtënë katër raketa kundërtankiste mbi kazermën policore në qytetin egjiptian Rafa në kufirin me Rripin e Gazës. Në sulm është lënduar një person.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmit ose nëse ka të bëjë me protesat kundër presidentit Hosni Mubarak, të cilët vazhdojnë veçmë dy javë.

Sheshi "Tahrir" në qendër të Kajros mbetet i okupuar nga mijëra demonstrues të cilët aty e kaluan natën duke kërkuar dërëheqjen e Mubarakut. Disa prej demonstrantëve natën e kaluan në një tendë të vogël afër tankeve të cilat e bllokojnë sheshin.

Demonstrantët janë të  shqetësuar se përderisa ushtarët largohen do të formohen kushte për sulme të reja nga ana e ithtarëve të Mubarakut, ndërsa të tjerët kanë frikë se tanket mund t'i largojnë nga sheshi.

Jeta vazhdon të organizohet në sheshin, i cili mbeti simbol i përpjekjeve kundër Mubarakut. Në sheshin gjenden tende dhe termine për furnizim me ushqim të aktivistëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail