Mubaraku formoi komision për ndryshime të Kushtetutës

Kajro, 8 shkurt 2011 (MIA) - Presidenti i Egjiptit Omar Sulejmani deklaroi sot në raundin e dytë të negociatave të filluara mes autoriteteve dhe opozitës, se Mubarak ka urdhëruar që të formohet komision i cili duhet të japë rekomandime për ndryshimin e Kushtetutës.

Qëllimi i ndryshimeve është që të zvogëlohen kufizimet për pjesëmarje në zgjedhjet presidenciale dhe të fiksohet mandati maksimal i presidentit. Pas urdhërit të Mubarakut është formuar edhe komision për ndjekjen e plotësimit të të gjitha reformave.

Presidenti urdhëroi të hetohen përleshjet e ithtarëve të tij me demonstruesit opozitar të javës së kaluar.

Në Egjipt sërish është bërë thirrje që të mblidhen përsëri një milion njerëz në sheshin Tahrir për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarakut nga pushteti.

Pothuajse 90 mijë njerëz janë nënshkruar në faqen e internetit Fejsbuk me thirrje që marketing menaxheri i Gugël për Egjiptin, Vel Gonejm të bëhet lideri i tyre. Supozohet se Gonejm i cili dje ishte i liruar nga paraburgimi, sot do të paraqitet në sheshin Tahrir. Ai pohoi se faqja e tij është shfrytëzuar për thirrje për demonstrata për ndryshime demokratike. Gonejm e fitoi titullin "kryebashkiak i  sheshit Tahrir" me intervistë në të cilën e akuzoi pushtetin për vdekjen e demonstruesve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail